E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 47 minuta më parë
Bota

Ditë e mbarë për Britaninë e Madhe, ulen vdekjet në 24 orë

Njësoj si në Spanjë, edhe në Britaninë e Madhe numri i vdekjeve në 24 orë ka pësuar rënie. Brenda një dite raportohet për 368 viktima, krejt ndryshe nga ditët e kaluara.

Vetëm të shtunën atje pati 813 pacientë që humbën jetën. Totali i viktimave është 20.500, ndërsa të infektuar 149.569. Britania e Madhe bën pjesë tek grupi i vendeve më të goditura nga koronavirusi.

Mbretëria e Bashkuar qëndron pas Gjermanisë për numrin e të infektuarve, por jo për numrin e viktimave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë