E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ditari, terapia që ju duhet!

Ditari është një objekt shumë i preferuar shpesh herë nga shumë persona veçanërisht nga adoleshentët. Studime të shumta tregojnë se mbajtja e një ditari është një mnyrë e mirë për reduktimin e stresit, zvogëlon simptomat e astmës dhe artritit, dhe madje ndihmon në shërimin e plagëve.

 

Kjo u referohet veçanërisht njerëzve të prirë që të gjithën ta mbajnë në vete, si dhe atyre që, pavarësisht nga biseda me njerëzit e afërm, nuk e shohin ndonjë rrugëdalje nga kriza aktuale në punë apo ajo emocionale.

 

Reklamë

Kur e vendosni çdo gjë në letër, do të mësoni më shumë për veten, dëshirat tuaja, nevojat dhe frikën më të thellë. Është e rëndësishme që t’i shihni disa gjëra të shkruara për ta kuptuar se sa janë ato në të vërtetë të parëndësishme.

 

Ky aktivitet do t’ju ndihmojë edhe në rastin e problemeve të tjera serioze, sepse do t’i largoni ndjenjat negative.

 

Nuk keni nevojë të shkruani çdo ditë, por vetëm kur është nevoja. Herë pas here, lexoni atë që e keni shkruar në ditar një apo dy muaj më parë.

 

Siç thonë psikologët, më së miri do të ishte nëse do të shkruanit për momentet e vështira, por edhe ato të mira. Kur ka një ekuilibër midis pozitives dhe negatives, terapia e ka efektin më të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë