Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga data 3 prill e diela e parë e e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.

 

Rama thekson se do të fillojë koordinimi me bashkitë këtë plan kombëtar.

 

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *