Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se njëri nga aksidentet ka ndodhur në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot- Thumanë.

 

Sipas mjekëve nga spitali i Laçit, njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spitalin e Laçit

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *