Subscribe

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se këtë vit ja dolëm, që jo vetëm të kishim rritje të numrit të turistëve, por dhe të ofrimit të një oferte të shtuar turistike, me një rritje të numrit të hoteleve, një rritje të konsiderueshme të sigurisë në plazhet tona, duke arritur në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

 

“Ja dolëm që së bashku me ju operatorët turistik dhe mijëra e mijëra shërbyes shqiptarë, ja dolëm që të kishim një turizëm i cili garanton që Shqipëria Po mund të konsiderohet një sezon dhe një stacion i vërtet i turizmit Europian. Tani e kemi kaluar frikën që cdo të ndodhi sezonin tjetër besoj ju të gjithë që jeni këtu në këtë sallë, operatorët turistik, që punoni nga veriu në jug, që mbani me ofertën tuaj turistike një zinxhirë hotelieresh në shkallë vendi të dëshmoni që kontratat për vitin tjetër jo vetëm që nuk u vunë në rrezik, nuk u pakësuan, por u shtuan”, tha Klosi.

 

Ministri theksoi se jemi në fund të një periudhë 3 vjecare të kontratave që erdhën në rritje, të cilat dëshmojnë tashmë, se Shqipëria është një destinacion i qëndrueshëm.

 

“Jo më kot ne këë ditë të turizmit ne zgjodhëm që ta fillonim bisedën me një projekt të mbështetur fuqishëm nga projeket e BE, që kërkon transformimin e zonave të mbrojtura, parqeve tona natyrore, e asaj që ne kemi mbase edhe më të veccantë nga i gjithë rajoni pra bukurinë e natyrës në një destinacion të qëndrueshëm turistik”, tha Ministri Klosi.

 

Sipas dhe dëshmive të operatorëve turistik turistët që vizitojnë në Shqipëri nuk vijnë vetëm për bregdetin por dhe për aventurën, për të vizituar objektet historike, kalatë, për të Alpet shqiptare, Thethin e Valbonën, apo për të parë peisazhe si Syri i Kaltër.

 

“6.7 milionë turistë që presim të vijnë në vitin 2019 nuk janë fokusuar vetëm në gusht, është e vërtet që arritëm një rekord në gusht, 1 milionë e 550 mijë turistë të huaj shkelën Shqipërinë në gushtin e vitit 2019, duke shënuar rekordin e gushteve të mëparshme duke shënuar si 8 mujor një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Por, ata nuk vijnë vetëm në gusht, vijnë në shtator, të gjithë i keni hotelet me turistë që vijnë në tetor e nëntor. Ne duhet të punojmë fort që pasuritë tona të zonave të mbrojtura të shndërrohen në të vecantën e turizmit shqiptar”, tha Klosi.

 

AKZM prej dy vitesh ishte një prej partnerëve në projektin DestiMED (Destinacion i Eko-turizmit Mesdhetar) dhe sot u realizua konferenca përmbyllëse e projektit, duke prezantuar punën që është bërë në përgatitjen dhe çertifikimin e 2 paketave turistike në zonat e mbrojtura të Qarkut të Shkodrës dhe Vlorës, të cilat janë certifikuar nga ekspërtë të huaj dhe do ju dorëzohen operatorëve turistik për t’i aplikuar. .

 

Paketat u përgatitën nga operatori turistik Albanian Trip, në bashkëpunim me stafin e AKZM dhe AdZM, Vlorë dhe Shkodër. Paketat eko-turistike janë testuar gjatë dy fazave përkatësisht në Maj – Qershor 2018 dhe Maj – Qershor 2019, cilësuar si sezoni i ulët turistik. Rreth 60 ekspertë testues të eko-turizmit, kryesisht nga Italia, Franca, Kroacia, SHBA, Hollanda, Spanja, Costa Rica, kanë qenë prezent gjatë dy fazave të zbatimit të këtyre paketave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *