E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit, Meta kujton porositë e Nënë Terezës

Presidenti Ilir Meta I ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të gjenden pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Meta në një postim në “Facebook”, duke sjellë porositë e Nënë Terezës shprehet gjithashtu se njerëzit duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit edhe në ditë të mira dhe të vështira.

 

Reklamë

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë