E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Presidenti Begaj: Ajo nuk është asnjëherë e sigurt, historia i njeh shqiptarët si paqedashës

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në Facebook, Presidenti bën apel që në një botë të trazuar nga konfliktet, duhet të vijojmë të shpërndajmë modelin e paqes. Ai gjithashtu thekson historia i njeh shqiptarët si një popull paqedashës.

Reklamë

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.

Reklamë

Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera.

Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë