E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita memoriale për viktimat e dhunës së luftës/ Balla: Opozita të mos bëjë histori me çështjet e Kosovës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për të shpallur 14 prillin si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

 

Reklamë

Sipas Ballës edhe institucionet në vendin tonë duhet të organizojnë aktivitete lidhur me këtë ditë.

 

Në të njëjtën kohë, kreu i grupit parlamentar të PS bëri thirrje që opozita të mos bëjë histori me çështjet e Kosovës.

 

“Kështu që i lutem shumë deputetëve të opozitës, që të mos bëjnë më histori dhe politikë me çështjet e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi miratuar së bashku një rezolutë dhe t’i qëndrojmë asaj rezolute dhe natyrshëm të mbështesim delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të shkuar përpara me procedurën. Firmat tashmë  janë mbledhur, janë siguruar firma mbështetëse nga më shumë se pesë vende që është kriteri bazë, dhe numri minimal 20 ndaj duhet të ecim përpara me ate rezolutë”.

 

Nga ana tjetër opozita ka kërkuar që parlamenti të njohë genocidin serb në Srebenicë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë