Në Serbi këtë të premte janë konfirmuar 18 viktima dhe 386 të prekur me COVID-19.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e quajti ditën më të rëndë që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Gjendja më kritike shfaqet në Beograd, Kragujevc dhe Novi Pazar. “Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, theksoi Bërnabiq.

Aktualisht, 130 pacientë të infektuar po trajtohen përmes respiratorëve. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar deklaroi se kapacitetet e spitaleve po tejmbushen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *