E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita kundër varfërisë, Ruçi: Të përmirësojmë jetën e qytetarëve  

Në Ditën Botërore kundër varfërisë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi organizoi një tryezë pune me përfaqësues të qeverisë, komisioneve parlametare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.

 

Kreu i Kuvendit u shpreh se qeveria ka parashikuar që të përmirësojë akoma më shumë jetën e qytetarëve shqiptarë. Ai bëri thirrje gjithashtu që qeveria të shfrytëzojë akoma më shumë mundësitë që ofron fshati.

 

“Të reflektojmë dhe të rrisim mbështetjen e Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit për këto fusha. Qeveria ka ndërmarrë disa reforma në 5 vitet e fundit në lidhje me problemet e mirëqenies. 200 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e pensionit duke luftuar informalitetin. Është e nevojshme që të punojmë që varfëria të ulet përmes zhvillimit dhe shfrytëzimit të pasurisë kombëtare.Problemi i vendit tonë nuk janë të pasurit siç interpretohet, por problemi për ne janë të varfrit. Ne nuk synojmë të pakësojmë numrin e të pasurve, por të pakësojmë numrin e të varfërve. Duhet më shumë mbështetje për fermerët të cilët duhet të paguajnë edhe kontributet. 400 mijë fermerë janë futur në skemën e pensionit. Të shfrytëzohet më mirë mundësitë në fshat”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë