Subscribe

14 marsi i sivjetshëm është nje nga ato rastet e rralla qe festohet me mot te ftohte. Por pavarësisht kohës se zymte dhe temperaturave te ulëta, njerëzit kane mbushur bulevardin kryesor te Tiranës, aty ku u përqendruan aktivitete e Ditës se Verës. Banda e kryeqytetit ka çelur zyrtarisht festimet e Ditës se Verës. Instalacione te ndryshme, panaire te prodhimeve bujqësore, artizanale, lojëra sportive, koncerte e aktivitete artistike janë shtrire përgjatë gjithë bulevardit. Sipas riteve te festes pagane edhe kryetari i bashkisë e ka nisur Ditën e Verës me vendosjen e verores nga një fëmijë. Ndryshe nga e përditshmja e tij, Erion Veliaj mbante te veshur bluzën e Supermenit, nje prej personazheve dhe heronjve te fëmijëve. I pyetur për këtë zgjedhje, kryebashkiaku deklaroi se sot vendosi te jete pranë fëmijëve. Pavarësisht anulimit te axhendes nga kryeministri Rama i cili do te merrte pjese ne festimet e Ditës se Verës, kryebashkiaku Veliaj ka ndjekur aktivitetet përgjatë sheshit, madje ne disa prej tyre ka qene pjese e lojës. Kryetari i bashkisë u shpreh për disa nga projektet qe do te nisin me dëgjesat e publikut. Ajo qe binte ne sy ishte dekori i ri i Ditës se Verës. Edhe pse ne qendër te zbukurimeve ishin po lulet, Veliaj kish zgjedhur qe Dita e Verës, e para per te si kryetar bashkie, te mos kishin asgjë nga administrata e kaluar. Por ajo qe do te mbetet e pandryshuar dhe simbol i Ditës se Verës është ëmbëlsira tipike e festes. Ballokumja nga Elbasani ose jo, ishte produkti me i shitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *