Subscribe

Pazari i Ri është gati të hapë dyert Ditën e Verës, për të mirëpritur 308 tregtarë që do të punësohen aty gjatë orëve të paradites, por edhe mijëra qytetarë që do duan të kalojnë orët e pasdites për të shijuar ushqimet dhe produktet vendase. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit edhe detajeve më të vogla, ndërsa ka përfunduar markata e mishit dhe e peshkut, si dhe tregu i fruta perimeve.

 

“Pasnesër duam të ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen, është Dita e Verës dhe një mënyrë më e mirë për të festuar Ditën e Verës se sa në një vend ku do të shiten produkte lokale, ku do të punësohen njerëz të këtij qyteti, ku do të përjetësohet trashëgimia kulturore e urbanistike e Tiranës, nuk ka, ndaj dhe besoj që qytetarët do të jenë të shumtë”.

 

Veliaj theksoi se në realizimin e këtij projekti janë ruajtur karakteristikat e Tiranës së vjetër, të cilat janë ndërthurur me modernen, çka e shndërron Pazarin e Ri në një qendër që duhet vizituar.

 

“Nga dita e martë, Tirana do të ketë një qytet të vjetër, një lagje historike, siç e ka çdo qytet tjetër, që përtej modernizimit dhe zhvillimit urban galopant që ka pësuar në vitet 90, të ketë mundësi që në zemër të qytetit të vet, në zemër të Tiranës, të ruajë atë që quhet pjesa historike, pjesa e vjetër.”

 

Pazari është dhurata më e mirë Sipas Veliajt, që Bashkia i bën gjithë qytetarëve në Ditën e Verës, ndaj i ka ftuar ata që ta shndërrojnë përurimin e këtij projekti në një festë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *