Subscribe

Tirana pushtohet nga qytetaret qe festojnë 14 marsin, qe njihet si dita e verës.

 

Bulevardi “Dëshmoret e kombit”, aty ku u përqendruan shumica e aktiviteteve u mbush me te rinj qe ne mëngjes. Hapjen e aktiviteteve e bën rreth 2400 fëmije te cilët performuan se bashku nen ritmin e muzikës.

 

Parku i liqenit artificial u mbipopullua ketë te marte nga familje te shumte qe kishin marre me vete ushqime.

 

Me te lumturit ne ditën e verës duken te vegjlit.

 

Per shitësit e ballokumeve 14 marsi është nje dite e veçante, sepse festa e ditës se verës nuk mund te kuptohet pa ketë ëmbëlsire.

 

Aktivitetet per Ditën e verës parashikohen te mbyllen ne orët e vona te mbrëmjes, përfshire këtu edhe koncertin e organizuar nga bashkia dhe vodafone, skena e se ciles do te përcjelle muzike per te rinjtë.

 

Edhe pse ishte këshilluar qe qytetaret ditën e sotme te shmangnin lëvizjet me makina, duket se kërkesa e Bashkisë ra ne vesh te shurdhet, pasi trafiku ketë te marte ne Tirane ishte tejet i renduar, duke penguar edhe qytetaret qe kishin vendosur te lëviznin ne këmbe.

 

Ndërkohe mijëra qytetare te tjerë zgjodhën Elbasanin.

 

Ne kryeqytetin e festimeve te ditës se verës, njerëzit kishin ardhur nga te gjitha rrethet e Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *