E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dita e verës, bulqizakët e dibranët sfidojnë temperaturat e ulta

Megjithëse kushtet e motit nuk ishin aspak të favorshme në këtë ditë vere në Bulqizë e Dibër, këta të fundit i kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë festuar.

 

Qytetarët i kanë rezistuar të ftohtit, borës së lehtë dhe shiut, duke dalë në ambjente të hapura siç e do tradita për të zhvilluar piknik me rastin e ditës së verës. Lojërat e ndryshme popullore, ndezja e zjarreve apo dhe konsumimi i ushqimeve ishin disa nga aktivitetet që u zhvilluan në fusha pranë qyteteve Bulqizë e Peshkopi.

 

Reklamë

Në Mat, dita e verës ka kaluar pa asnjë aktivitet. Ajo që është vënë re gjatë festimeve të kësaj dite të shënuar, ka qenë mungesa e djegies së gomave.

 

Në vitet e kaluara, djegia e gomave netëve para ditës së verës ishte kthyer në një shqetësim pasi ato digjeshin kudo, duke rrezikuar edhe banesat.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë