Bashkia e Tiranës më 17 mars ka organizuar edhe program festim me rastin e Ditës së Verës.

 

Një atmosferë festive e mbushur me më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje.

 

Aktivitetet vijojnë që në orën 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre.

 

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

 

Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

 

Paralelisht, në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

 

Sakaq, për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore. E kur flitet për lojërat, me rastin e festimeve për Ditën e Verës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

 

 

Për më të rriturit, në mesditë do të shoë-n me motora në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

 

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *