Subscribe

Temperaturat e ulëta shoqëruar me reshje shiu, nuk ka penguar aspak kremtimin e ditës së “Ujit të Bekuar”. Ne Durrës ceremonia filloi herët në mëngjesin në Kishën Ortodokse ku u mbajt dhe mesha. Kryqi, simbol i kësaj u kap për të dytin vit radhazi nga studenti Xhulio Arapi, 20 vjeç. Ne Korçe në prani të qindra qytetarëve, riti i hedhjes së kryqit në ujë u be në shatërvanin pranë lulishtes “Vangjush Mio”. Edhe ne qytetin e Fierit, besimtaret ortodokse kane festuar ditën e Ujit te Bekuar. Ata i jane drejtuar shatërvanit ne sheshin “Europa”.
Dita e Ujit të Bekuar i ka gjetur sërish të ndarë besimtarët ortodoksë në Elbasan. Edhe kete vit janë hedhur dy kryqe.
Njëra nga ceremonitë u zhvillua në kishën “Shën Maria” në lagjen “Kala”, nën drejtimin e at Nikolla Markut i njohur per mosmarrëveshjet qe ka me Kishën Ortodokse Autoqefale dhe me kryepeshkopin Janullatos. Këtu kryqi u kap nga i riu 20-vjeçar Ardian Çela. Në Berat, kanë qenë 12 djem, të cilët ishin futur në lum për të nxjerrë kryqin, por atë ka arritur ta nxjerrë nga lumi 21-vjeçari Ilia Karabina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *