E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Dita e tretë e vaksinimit/ Marrin vaksinën epidemiologët e terrenit

Sot është dita e tretë e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.

Ashtu si një ditë më parë, injeksionet po vijojnë t’i marrin epidemiologët e terrenit, si dhe pjesëtarë të tjerë të personelit shëndetësor.

Në dy ditët e para të procesit janë vaksinuar 128 persona, mes të cilëve edhe kryeministri Rama.

Dozat janë të kompanisë “Pfizer / Biontech” të cilat u importuan nga Gjermania e që sipas qeverisë, janë dhuratë e një vendi mik europian.

Ndërkohë brenda pak ditëve pritet edhe mbërritja e një sasie tjetër prej 10 mijë vaksinash.

Më shumë video

Reklamë