E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Politikë

Dita e tretë e Thaçit në Hagë/ Presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte

Për të tretën ditë radhazi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vijon dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë. Ai akuzohet për krime lufte gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Një ditë më parë, intervista e Thaçit zgjati për më shumë se 6 orë dhe pas përfundimit President refuzoi të fliste për mediat.

Por më herët, Thaçi bëri të ditur për mediat se në seancën e parë është diskutuar për teknikalitetet, mes prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Të hënën para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Posaçme, Thaçi tha se është i gatshëm të përballet me atë që ai e quajti “sfidë të re” dhe se nënvizoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë