Subscribe

Futet në ditët e tretë vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targava me Serbinë.

 

Radhët kilometrike të kamionëve dhe automjeteve vijojnë të mbajnë peng qarkullimin normal në pikat kufitare në veri të Kosovës, pasi protestuesit serbë vazhdojnë protestat kundër vendimit të qeverisë për reciprocitetin e targave me Serbinë.

 

Protestuesit kanë vendosur  edhe një banderolë të madhe ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

 

Kamionët e kanë ndërprerë transportin e mallrave. Autobusët i afrojnë qytetarët deri afro 800 metra pranë kufirit dhe më pas ata vazhdojnë në këmbë për të kaluar në anën tjetër. Forcat e Policisë së Kosovës ndodhen ende në kufi në gatishmëri, në një kohë që BE-ka ka bërë thirrje për uljen e tensioneve mes dy vendeve dhe lejimin e levizjes së lirë.

 

Nga 20 shtatori ka hyrë në fuqi vendimi që detyron të gjtha mjetet me targa serbe të pajisen me një targë të përkohëshme me iniciale RKS nëse duan të hyjnë në territorin e republikës së Kosovës. Atyo kushtojnë 5 euro dhe janë të vlefshem [për 60 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *