Për të tretën ditë radhazi, Kina vijon stërvitjen ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, si hakmarrje ndaj takimit të presidentes së ishullit, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy.

 

Mëngjesin e kësaj të hëne, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë, se forcat e armatosura po monitorojnë nga afër situatën dhe po reagojnë me qetësi. Ajo dënoi provokimin e Kinës, duke thënë se ka sfiduar urdhrat ndërkombëtarë dhe minuar paqen, dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon.

 

Ministria e Jashtme përsëriti se fakti që presidentja tajvaneze viziton vendet e tjera për qëllime diplomatike, është një e drejtë themelore për një shtet sovran, duke theksuar se Kina nuk është në një pozicion ku mund të ndërhyjë në këtë fushë. Por Pekini e konsideron ishullin si pjesë të Kinës dhe kërcënon ta pushtojë atë.

 

59 avionë luftarakë dhe 11 anije të ushtrisë kineze janë instaluar pranë Tajvanit. Prej tyre, 39 avionë kanë kaluar vijën mesatare të ngushticës, duke hyrë në hapësirën ajrore jugperëndimore dhe juglindore të ishullit. Pas vizitës të presidentes Tsai, e cila shënoi takimin e parë të një udhëheqësi në tokën amerikane, Kina nisi stërvitjet ushtarake tre-ditore të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *