Subscribe

Ne diten e trete dhe te fundit, punimet e Kongresit Zgjedhor te Partise Socialiste fokusohen ne programet per te rinjte.

 

Nje dite me pare delegatet votuan ndryshimet ne statut dhe zgjodhen 134 anetaret e Asambles se Partise Socialiste. Ende nuk eshte vendosur nje date se kur ajo do te mblidhet per te zgjedhur Kryesine e re.

 

Kryesocialisti Rama u kerkoi delegateve 800 mije vota per mandatin e trete qeverises.

 

Ne planin ekonimik, Kryeministri premtoi rritjen e pages minimale. Nga 1 janari i vitit te ardhshem ajo do te jete 30 mije leke.

 

Rama paralajmeroi amnisti per burimin e te ardhurave te gjithe shqiptareve si brenda dhe jashte vendit, me perjashtim te atyre qe nuk i prek e ashtuquajtura “paketa antikçk”. Pas amnistise tha kreu i qeverise, te gjithe do deklarojne pasurite e tyre, ne te kundert do te jene objekt hetimi i forces se ligjit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *