E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dita e Rinisë/ Meta: Koha për restart! Të rivendosim demokracinë dhe llogaridhënien!

Në këtë 8 Dhjetor, presidenti Ilir Meta ju drejtua me një thirrje të fuqishme të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit. Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit deklaroi se është koha për të rivendosur demokracinë dhe llogaridhënien. Sipas tij, diçka të tillë mund ta bëjnë vetëm të rinjtë.

 

“KOHA PËR RESTART! ???????? Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies!  Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa! Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë. KOHA PËR RESTART! ???????? Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit! Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur? DO T’IA DALIM ME SUKSES SEPSE NUK KEMI RRUGË TJETËR! ????????”

 

Reklamë

Gjithashtu, Ilir Meta përkujtoi ata që 30 vjet më parë u përplasën me regjimin komunist dhe frymëzuan popullin për kryengritje paqësore.

 

 

Më shumë video

Reklamë