Dita e Punëtorëve, minatorët në Pogradec protestojnë

Minatorët e Pogradecit edhe përfaqësues të sindikatave të tjera kanë zgjedhur 1 Majin për të protestuar për statusin e minatorit, status të cilin e kërkojnë prej 15 vitesh.
Sipas tyre të gjitha qeveritë nuk kanë arritur ta sigurojnë këtë status, duke i lënë me pensione qesharake, me të cilat nuk arrijnë të përballojnë as shpenzimet bazë të jetës së tyre.
Në kushte të tilla ata kanë bërë me dije se vështirësitë e tyre kanë arritur kulmin, çka i ka detyruar të dalin në këtë protestë, e cila për hir të së vërtetës nuk është e para
Vetëm në rrethin e Pogradecit janë afro 1000 ish minatorë të cilët kërkojnë statusin e tyre, çka do u sigurontë të ardhura më të larta për jetën e tyre dhe familjeve.




