E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Dita e pestë e protestës/ Policia merr masa, blindohet hyrja nga Fushë-Kruja

Këtë të dielë pritet të mbahet protesta e pestë për Klodian Rashën. Mësohet se të rinjtë janë organizuar sërish në rrjetet sociale dhe pritet që, ashtu si çdo ditë tjetër, të mblidhen në orën 18.00. Nisja e protestës do të kryhet në sheshin “Skënderbje” dhe më pas do të marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Reklamë

Më pas, mësohet se grupet e protestuesve do të drejtohen tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Pritshmëritë janë që edhe këtë të dielë të ndiqet i njëjti skenar si në tubimet e ditëve të kaluara. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj protestë, të cilën autoritetet policore e konsiderojnë të paligjshme.

 

900 efektivë policie do të angazhohen në terren për të monitoruar protestën.  Një vëmendje e veçante i është kushtuar ruajtjes së institucioneve, ku ka prani të shtuar të policisë. Po ashtu, janë ngritur postoblloqe në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë për të parandaluar futjen e protestuesve në kryeqytet. Efektivët po ushtrojnë kontrolle në makina, furgonë e autobusë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë