Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të promovojë hapësirat e dedikuara leximit dhe bibliotekave në kryeqytet.

Përmes një videomesazhi, Veliaj pohon se falë investimit të Bashkisë, Biblioteka “Musine Kokalari”, është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të apasionuarit pas librave.

 

“Sot është Dita e Librit, ndaj po e nisim me një nga shembujt se si bashkia jote po i rikthen identitetin vatrave të dijes. Nga një hapësirë e degraduar, që shërbente si magazinë librash, biblioteka “Musine Kokalari”, është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të apasionuarit pas librave”, shkruan kryebashkiaku Veliaj ndersa poston edhe nje videomesazh.

 

Kryeqytetit vitet e fundit, i janë shtuar hapësirat e dedikuara studimit dhe leximit, ku studentët, por edhe gjithë qytetarët e pasionuar pas librit, mund të kalojnë orët e lira.

Vetëm gjatë këtyre viteve, përveç bibliotekës “Musine Kokalari”, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht disa biblioteka të tjera lagjesh në kryeqytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *