E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 55 minuta më parë
Kulturë

Dita e librit merr vëmendje në Korçë, gati biblioteka e re e qytetit

Dita botërore e librit që është caktuar nga UNESCO më 23 prill, u përkujtua me një aktivitet edhe nga bashkia Korçë.

Qëndra rinore dhe biblioteka organizuan në zonën kryesore të parkut ‘Rinia’ një veprimtari për librin.

Leximi, siç pranohet nga vetë të rinjtë, është në rënie nga përdorimi i internetit dhe teknologjisë.

Të rinjtë e pranishëm në aktivitetin e ditës botërore të librit, shkëmbyen mes tyre libra të ndryshëm.

Reklamë

Ata gjithashtu sugjeruan për njëri-tjetrin tituj të preferuar librash.

Ndërkaq, në qytetin e Korçës pritet që këto ditë të inagurohet edhe biblioteka e re.

Ajo do të ofrojë kushte të përshtatshme leximi për të gjitha moshat, si një investim për qëndër kulture nga bashkia e Korçës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë