Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër mëngjesin e kësaj të mërkure fillimin e procesit të vaksinimit të të moshuarve në sheshin “Skenderbej”, ku njoftoi se brenda muajit prill do të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Teksa falenderoi ekipet e vaksinatorëve, Manastirliu theksoi se jemi përgatitur për të rritur numrin e vaksinimeve.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac. Të gjithë ekipet tona të vaksinatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë radhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme. Por sigurisht jemi përgatitur që të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve tona të burimeve njerëzore, të cilat tashmë i kemi trajnuar dhe i kemi futur edhe në forcë”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *