E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dita e fundit për formularin e Vetëdeklarimit

Në ditën e fundit për dorëzimin e formularëve të vetedeklarimit në funksion të zbatimit të dekriminalizmit, ka ende nëpunës dhe zyrtarë që paraqesin dokumentacionin në sportelet e hapura nga Ministria e Administratës Civile. Deri mesditën e të mërkurës pothuajse të gjithë nëpunësit e kanë dorëzuar formularin. Rreth 22 mijë punonjës të administratës kanë zbatuar detyrimin ligjor. Gjatë ditëve të fundit mësohet se disa institucione kanë ngarkuar një person të veçantë për të dorëzuar formularët në grup. Ministrja ritheksoi se çdo dosje do t’i nënshtrohet verifikimeve sipas përcaktimeve ligjore. Ndërkohë edhe në sportelet e ngritura pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pasur fluks për dorëzimin e formularit. Behet e ditur se kanë depozuar vetëdeklarimin të gjithë ministrat, deputetët dhe këshilltarët e 61 bashkive në vend.

 

 

Më shumë video

Reklamë