Subscribe

Sonte ne mesnate skadon afati per dorëzimin e listave te kandidateve per deputet per zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim e mbylli listën gjatë pasdites, teksa kreu i saj Ilir Meta tha se e ardhmja u takon të rinjve ndaj ata zëne një vend të rëndësishëm, por Meta paralajmëroi edhe rikthimin një ditë ne LSI.

 

E ndërsa PS vendos për emrat ne mbledhjen e kryesisë sot ne mbrëmje, nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj, e cila prej 15 vitesh është deputete, ka deklaruar nuk do të rikandidoje.

 

Te paret qe kane dorëzuar listat e kandidateve janë dy partitë e reja, “Sfida” e Gjergj Bojaxhiut dhe “Libra” e Ben Blushit.

 

Per here te pare qe prej vendosjes se pluralizmit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk do te dorëzoje listën e kandidateve për deputet, Partia Demokratike dhe aleatet e saj, te cilët janë ngujuar ne çadrën e protestës para kryeministrisë prej 71 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *