Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një bisede online me  ambasadorin e BE, Luigi Soreca në kuadër të Ditës së Evropës.

Lideri i opozitës i shprehu mirënjohjen BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në situatën aktuale të Covid-19 dhe jo vetëm.

Mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE kundër COVID-19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.

PD, shtoi Basha, është e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin në BE realitet për shqiptarët.

Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik  pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *