E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit

9 Maji, Dita e Europës ka sjellë një atmosferë ndryshe sot në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka dekoruar qytetin, institucionet, por dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” me flamujt shumëngjyrësh të vendeve që janë sot pjesë e unionit.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale edhe fotot që kanë mbuluar qytetin në këtë ditë të shënuar së bashku me urimin për më shumë paqe dhe unitet.

 

Reklamë

“Dita e Evropës! Paqe dhe unitet! Gëzuar familja e madhe!” – shkruan Veliaj.

 

Sot, më 9 maj 2021 mbushen 71 vite nga dita kur u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë