E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dita e dytë pa asnjë vdekje nga COVID në Shqipëri

Asnjë humbje jete nga koronavirus edhe këtë të enjte në Shqipëri.

 

Nga 3,137 testime të kryera janë zbuluar 20 raste të reja me COVID.

 

Reklamë

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

 

Ndërkohë, janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.”

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         378

Korçë            94

Shkodër       83

Vlorë             43

Elbasan        39

Berat             38

Lezhë           29

Gjirokastër   26

Fier               20

Kukës           10

Durrës          11

Dibër          4

Vazhdo të lexosh

Reklamë