E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Dita e dytë e Thaçit në Hagë/ Presidenti do të intervistohet edhe të mërkurën

Ka përfunduar dita e dytë e marrjes në pyetje e presidentit Hashim Thaçi në dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë.

Pas intervistimit për rreth 6 orë, Thaçi është larguar menjëherë pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Marrja në pyetje në Hagë do të vazhdojë edhe ditën e mërkurë në orën 13.

Në ditën e parë të marrjes në pyetje, kreu i shtetit të Kosovës tha për mediat se në dhomat e specializuara eshte biseduar per çeshtje teknike dhe se prokuroret jane interesuar per Ushtrine Çlirimtare te Kosoves.

Ndërkohë Thaci e ka cilësuar aktakuzën për krime lufte si nje cmim per lirine dhe eshte shprehur i bindur se do t’ia dale me sukses.

Vazhdo të lexosh

Reklamë