E hënë, 14 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dita e dytë e Samitit të NATO-s, diskutohet për Afganistanin

Ilustrim · Vizion Plus

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s i cili po zhvillohet në Bruksel, liderët e 29 vendeve anëtare do të kenë në qendër të bisedimeve konfliktin në Afganistan.

 

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, do të jetë i pranishëm dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës shpreson që blloku të bjerë dakord për të financuar forcat afgane të sigurisë deri në 2024.

 

Kryeministrja britanike Theresa May, ka konfirmuar se Britania e Madhe do të dërgojë edhe 440 trupa shtesë në Afganistan. SHBA po ashtu do të dërgojë 3 mijë forca për të mbështetur afganët, duke e çuar numrin total në 15 mijë.

 

Tema të tjera diskutimi në samit do të jenë edhe lidhjet e aleancës me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, vende që kërkojnë t’i bashkohen NATO-s. Gjithashtu gjatë ditës priten të zhvillohen takime dypalëshe mes udhëheqësve.

 

Në drekë do të ketë një takim mes Kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pritet të zbusë tonet përpara se të largohet për në Britaninë e Madhe. Një ditë më pare Trump akuzoi Gjermaninë se kishte krijuar varësi nga Rusia pas marrëveshjes për tubacionet e gazit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh