E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Samiti i G7, dështon kompromisi për klimën

Në samitin e 7 vendeve më të zhvilluara të mbajtur në Taormina të Sicilisë 7 liderët botërorë dështuan në arritjen e një konsensusi për klimën, që ishte një nga çështjet e diskutuara. 6 prej këtyre vendeve shprehën angazhim për t’iu përmbajtur marrëveshjes së Parisit te vitit 2015, që synon reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme, por SHBA refuzuan ta mbështesin atë.

 

Presidenti Trump i pranishëm në samit do të marrë një vendim javën e ardhshme, nëse SHBA do të tërhiqet nga kjo marrëveshje, te cilën e kundërshton prej kohesh. Në deklaratën finale të publikuar pas samitit theksohet se SHBA është në proces të rishikimit të politikave të saj për ndryshimet klimatike, ndërsa vendet e tjera konfirmuan angazhimin për zbatim të shpejtë të marrëveshjes.

 

Kancelarja gjermane Merkel tha se diskutimet për klimën ishin shumë të pakënaqshme. Një ditë më parë liderët e SHBA, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë firmosën një marrëveshje për të luftuar terrorizmin. Kryeministri italian Gentiloni tha se ky ishte edhe rezultati më i rëndësishëm i samitit. Edhe për çështjet e tregtisë është shënuar progres.

 

Deklarata thekson gjithashtu se për çështjen e menaxhimit të fluksit të emigrantëve, një tjetër pikë e rëndësishme, është rënë dakord që të vijojnë përpjekjet e koordinuara, duke mbështetur të drejtat e emigrantëve, por edhe të shteteve për kontrollin e kufijve. Për këtë arsye në samit morën pjesë edhe udhëheqës të disa shteteve afrikane, prej nga vjen edhe një fluks i lartë emigrantësh.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video