E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dita e dytë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

84 kryetarë shtetesh dhe 44 kryeministra po marrin pjesë në Kombet e Bashkuara ku ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme në Nju Jork.

 

Këtë të martë mbahet debati i përgjithshëm ku përfaqësuesit e të gjitha vendeve mbajnë fjalime.

 

Reklamë

Sipas traditës, Brazili është vendi i parë që merr fjalën në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara. Kjo traditë ka filluar në vitin 1947.  Më pas është radha e Donald Trump, pasi vendi pritës e merr fjalën i dyti.

 

Gjithashtu pritet që fjalim të mbajë dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai francez Emmanuel Macron e shumë të tjerë. Krahas punimeve të asamblesë së përgjithshme udhëheqësit botërorë ndjekin edhe takime për çështje të ndryshme.

 

Me këtë rast, ata zhvillojnë edhe takime dypalëshe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë