Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12 persona

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin strategjik drejt...

India rrit më shumë se dyfishi tarifat për importin...

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka mirëkuptim me...

Putin: Raketat e reja bërthamore do të kapërcejnë çdo...

Përmbytje të mëdha në Turqi, 12 të plagosur nga...

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Apelit dënimin me 7...

Hita: Task-Forca, mekanizëm real operacional bashkëpunimi, koordinimi dhe shkëmbimi...

Frikë nga zjarret në Mesdhe, ekspertët europianë bashkojnë forcat...

Trump arrin në Pekin, pritet nga zëvendëspresidenti Han Zheng

Dita e dhjetë e bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës

19 Dhjetor 18:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kanë kërkuar kohë për zhbllokimin e rrugëve në veriun e vendit, ndërsa theksoi se bllokada e tillë nuk mund të lejohet për një kohë të gjatë.

 

 

Për të dhjetën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore të cilat çojnë në vendkalimet kufitare veriore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

 

“Pra, ne jemi në bashkërendim, në komunikim intensiv, të rregullt e të vazhdueshëm me KFOR-in dhe padyshim që nuk do të mund të tolerohen edhe shumë gjatë barrikadat e tilla. Por, mos harroni se ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi, është fillimi i fazës së fundit të tyre”, tha kryeministri Kurti.

 

 

Një grup qytetarësh nga Serbia protestoi të dielën në anën serbe të vendkalimit kufitar me Kosovën në Jarinjë, në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës. Policia e Serbisë nuk lejoi afrimin e protestuesve në vendkalimin kufitar ndërsa në anën e Kosovës forcat e KFOR-it bllokuan rrugën duke vendosur automjete ushtarake dhe tela me gjemba për shkak të siç u tha pranisë së mundshme të grupeve të organizuara kriminale në mesin e protestuesve.

 

 

Kryeministri Kurti tha se protestat si ajo e së dielës kanë për qëllim destabilizmin e Kosovës.

 

 

“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile atëherë kur ka njerëz të armatosur aty të cilët dëshirojnë që të kthehet Kosova në vitin 1999, e të cilët mbajnë edhe parulla e fotografi të presidentit despotik, Putin. Pra ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë të destabilizojnë Kosovën, do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje”, tha ai.

 

 

Grupe serbësh bllokuan rrugët në veri për të protestuar kundër arrestimit të një ish pjesëtari të policisë nga radhët e komunitetit serb.

 

 

Javën e kaluar Serbia kërkoi që rreth një mijë forca të saj të sigurisë të kthehen në Kosovë me gjithë paralajmërimet perëndimore se kërkesa e tillë nuk ka gjasë të pranohet dhe vetëm sa shton tensionet në zonë.

 

 

“Me këto kërkesa ata po na e tregojnë për neve që e dimë dhe për ata që nuk e dinë, se kush janë ata në të vërtetë. Natyrisht NATO do të jetë kundër, por edhe ata e kuptojnë mirë se nuk kanë ku të vijnë ata ushtarë të gjorë në Kosovë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa e fuqisë së tyre”, tha kryeministri Kurti.

 

 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje të dyja palëve të ulin tensionet dhe t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në bazë të një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e cila parasheh normalizimin e marrëdhënieve që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
bllokimi i rrugeve dita e dhjete kosove

Nga e njëjta kategori

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin strategjik drejt një Europe më të bashkuar

më shumë...

Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

më shumë...

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika shqiptare mes mitit dhe artit bashkëkohor

më shumë...

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR nuk miratohet nga vendet anëtare për shkak të çështjes Balluku

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

5:43

Europa në vështirësi për furnizimin me karburant...

5:18

Putin: Raketat e reja bërthamore do të...

5:08

Përmbytje të mëdha në Turqi, 12 të...

5:06

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Apelit dënimin...

4:46

Hita: Task-Forca, mekanizëm real operacional bashkëpunimi, koordinimi...

4:44

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:33

Frikë nga zjarret në Mesdhe, ekspertët europianë...

4:17

Trump arrin në Pekin, pritet nga zëvendëspresidenti...

3:58

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja,...

3:41

Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e...

3:05

Donald Trump nxit polemika, publikon hartën që...

2:47

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika...

2:36

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR...

2:26

Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar...

2:17

250 milionë euro kredi për biznesin, Rama:...

2:11

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

Më të klikuarat

  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.