E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dita e 7 e luftës, parashutistët rusë sulmojnë një spital në Kharkiv

Gjatë orëve të natës rusët kanë sulmuar një spital ushtarak në Kharkiv të Ukrainës.

 

Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se “situata pranë spitalit është nën kontroll”. Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet.

 

Reklamë

Më herët, presidenti i Ukrainës, Vlodoymyr Zelensky akuzoi Moskën për “terrorizëm shtetëror” për bombardimet e saj në Kharkiv.

 

21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit. Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov.

Vazhdo të lexosh

Reklamë