Subscribe

Ndonëse një ditë më parë qeveria vendosi shfuqizimin e tarifës për kreditet e provimeve të prapambetura , studentët nuk i kanë ndalur protestat.

 

Me thirrjet “Plotësoni kërkesat tona” dhe pankarta të ndryshme në duar, studentët kanë marshuar nga rrugë të ndryshme për t’u bashkuar para godinës qeveritare.

 

Edhe këtë të premte ata kanë bojkotuar mësimin per te 4 dite me radhe..

 

Mijëra studentë tashmë jo vetëm nga universiteti i Tiranës, por edhe nga i Elbasanit, Durrësit dhe Shkodres u vendosën para ministrisë së arsimit.

 

 

Me pankarta në duar, ku ishin shkruar mesazhe te ndryshme drejtuar ministres Nikolla, studentët shfaqën pakënaqësinë ndaj sistemir arsimor.

 

Të rinjtë kërkuan plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

 

Protesta ndërkohë ka sjellë edhe bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit, aty ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

 

1-Përfaqësim në bordin e Administrimit të Universiteteve

2-Përmirësim të kushteve në konvikte

3-Përgjysmim të tarifave vjetore të studimit

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *