E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita e 3 e procesit “screening” me Shqipërinë, fokus lufta kundër krimit të organizuar

“Lufta kundër krimit të organizuar”, ka qene tema e diskutimit në  ditën e tretë të procesit ‘screening’ të Kapitullit 24, për “Sigurinë, Drejtësinë dhe Lirinë” që po mbahet në Komisionin Evropian.

 

Zv.ministër i Brendshëm Besfort Lamallari,  është shprehur se ditën e tretë të procesit ‘screening’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e kanë shfrytëzuar për të njohur përfaqësuesit e lartë të KE-së mbi rezultatet e arritura gjatë këtij viti në luftë kundër krimit të organizuar

 

Reklamë

“Në ditën e tretë të procesit ‘screening’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë që po zhvillohet këtu në Komisionin Europian, shfrytëzuam mundësinë për t’i njohur përfaqësuesit e lartë të KE-së mbi rezultatet e arritura gjatë këtij viti në luftë kundër krimit të organizuar. Konkretisht, rezultatet e arritura nga Task Forca Speciale në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, duke përmendur goditjen e rreth 11 grupeve kriminale, arrestimin e 175 drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre grupeve dhe  sekuestrimin e aseteve dhe pasurive kriminale që arrijnë deri në shifrën 20 milionë euro.  Pasi u njohën me këto rezultate, përfaqësuesit e Komisionit Europian i vlerësuan ato dhe inkurajuan Shqipërinë që të vijojë më tej”.

 

Procesi ‘screening’ është analiza e hollësishme e kuadrit ligjor shqiptar në tërësi dhe ecurisë së përafrimit të legjislacionit, si një nga hapat që vendi po hedh vendi për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë