Subscribe

Studentët do të protestojnë edhe këtë të hënë për plotësimin e 8 kushteve të tyre.

 

Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje për dialog, studentët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare.

 

Sipas planit të bërë publik nga ana e studentëve, ata do të mblidhen para fakulteteve fillimisht nga ora 09:00 deri në 11:00 e më pas do të lëvizin drejt Kryeministrisë.

 

Ata kanë njoftuar gjithashtu se në orën 14:30 do të mbyllin protestën dhe do të shpërndahen paqësisht.

 

Studenteve sot pritet t’u bashkohen edhe mbeshtetes te LSI pasi Monika Kryemadhi i beri thirrje per pjesemarrje ne proteste te gjithe mbeshtetesve te vet.

 

“Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *