E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita e 12 e protestës, shiu zbeh studentët por nuk ka tërheqje

Sot protesta e studenteve ka hyrë në ditën e saj të 12.

 

Ndonëse moti I keq I ka prishur jo pak punë në organizimet dhe grumbullimet e tyre para institucioneve shtetërore, të rinjtë nuk tërhiqen nga kërkesa për plotësimin e 8 pikave që ata I kanë adresuar Ministrisë së Arsimit.

 

Reklamë

Studentet vazhdojnë të mos pranojnë ofertën për dialog nga kryeministri Rama.

 

Ky I fundit ka pohuar gjithnjë se në parim është dakort me të gjitha kërkesat e studenteve, madje ka edhe pika të tjera sipas tij që mund të zgjidhen por gjithcka duhet bërë me dialog.

 

 

Një ditë më parë ata kanë bërë thirrje që protesta të jetë mbarëkombëtarë por pa u shprehur qartë se cilat janë hapat e rradhës.

 

Ndërkohe në rrethe studentet gjatë ditëve të fundit janë përcarë, teksa disa janë ulur të diskutojnë me rektoret, të tjerë janë future ne auditore ndërsa një pjesë vazhdojnë protestojnë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë