Për të 11 ditë më radhë, banoret e Unazës së Re në Tiranë kanë dal në proteste duke kërkuar dëmshpërblim për prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e zgjerimit të rrugës nga “Pallati me Shigjeta” tek “Dogana”.

Edhe këtë të shtunë, ata kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dyja anët e Unazës së Re duke shkaktuar edhe tension dhe debate me drejtuesit e mjeteve.

Ditët e fundit protestës së banoreve i janë bashkuar edhe eksponente te Partisë Demokratike. Këtë të shtunë protestes së tyre iu bashkua deputeti Flamur Noka.

Një ditë më parë, Basha gjatë një takimi me përfaqësine e protestuesve tha se Rama dhe Veliaj kanë plane të tjera për këtë zonë vec zgjerimit të rrugës.

Ndërkohe banoret pohuan se nuk janë kundër zgjerimit të aksit por thonë se duhet të dëmshpërblehen edhe ata banorë që nuk kanë mundur ti legalizojnë shtëpitë e tyre pasi ata rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur.

Nga projekti I zgjerimit të Unazës së Madhe, preken mbi 300 familje. Ata që dispozojnë certefikate pronesie do të dëmshpërblehen ndërsa të tjerët do të përfitojnë nga programet e të pastreheve nga Bashkia e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *