Mijëra studentë e zhvendosën protestën e tyre këtë të enjte, para parlamentit.

 

Pasi marshuan nga fakultetet e ndryshme, të rinjtë u mblodhën duke brohoritur ndërkohë që brenda në sallë deputetët po flisnin për protestën e tyre.

 

Shumë studentë mbanin në duar letra të bardha e pankarta, ndërsa hodhën akuza ndaj qeverisë.

 

Të vendosur për plotësimin e kërkesave, studentet nuk pranuan të dialogojnë me kryeministrin Rama. Ata u shprehen se protesta do të vazhdojë derisa qeveria të bindet, në të kundërt do të ketë përshkallëzim të saj.

 

Forca të shumta policie ishin përreth parlamentit, por uniformat blu nuk ndërhynë

 

Protestuesit qëndruan para parlamentit deri në përfundimin e seancës.  Më pas, ata u nisën drejt kryeministrisë.

 

Të mbledhur para selisë së qeverisë, studentët bënë sërish thirrje për plotësimin e menjëhershëm të listës me 8 kërkesa.

 

Ne ditën e 10 të protestës, studentët vendosën që të braktisin përfundimisht tubimin para ministrisë së arsimit për ta vijuar atë vetëm para kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *