Në ditën botërore të bletarisë, u organizua për herë të parë në Korçë një festë mjalti rajonale. Me inisiativën e shoqatës së bletërritësve korçarë dhe mbështetjen e bashkisë, u zhvillua jo vetëm panairi i mjaltit por edhe një takim me bletërritës nga vendi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

 

Jemi me fat që në Korçë kemi fermën më të madhe në Ballkan të prodhimit dhe përpunimit të mjaltit Morava është shprehur kryebashkiaku Sotiraq Filo. Ai theksoi se si mbështetje për sektorin e bletarisë, bashkia ka nisur një projekt trajnimi të 40 bletërritësve të rinj.

 

Ish ministër i Bujqësisë, Niko Peleshi, u përmend nga kreu i Federatës sē bletërritësve shqiptarë si titullari i vetëm në këta 30 vitet e fundit për interesinin ndaj bletarisë, e vlerësoi këtë sektor plot punë dhe pasion, por edhe përpjekje e vështirësi për mbijetesë.

 

Në këtë takim u dhanë tregues se  prodhimi vjetor i mjaltit në Shqipëri arin 5 mijë tonë.  Eksportohen 40-50  tonë në vit deri në vendet më të largëta të botës.

 

365 mijë koshere bletësh mbarështrohen në Shqipëri, ku zona e Korçës mban peshën kryesore dhe cilësinë më të mirë të mjaltit. Llogaritet se  200 mijë koshere bletësh ka Kosova dhe  242 mijë koshere  Maqedonia e Veriut. Një strategji sa më efikase për  bletarinë u theksua si domosdoshmëri për fuqizimin e këtij sektori jetik.

 

Ferma e mjaltit ‘ Morava’ u cilësua edhe si një atraksion i shtuar turistik për rajonin e Korçës, nga interesi I madh që zgjon tek turistët e huaj për ta vizituar.

 

Shoqata e bletërritësve korçarë e drejtuar nga Gëzim Skerma, për këtë eveniment që synohet të kthehet në traditë, ndau Emblema mirnjohjeje për drejtues të pushtetit vendor si dhe përfaqsuesve të shoqatave të ngjashme nga vendi dhe rajoni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *