Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, ministrja Manastirliu zgjodhi një ecje ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial në Tiranë për të dhënë edhe një mesazh sensibilizues për të gjithë ata që janë duhanpirës.

 

 

 

“Sot është një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare që janë dhe tema e këtij viti që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin.”

 

 

Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, janë shkaku kryesor i vdekjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *