Në Ditën Botërore të të Moshuarve bashkia e Korçës ka shtruar një drekë për të moshuarit që trajtohen në qendren rezidenciale Kenedi por edhe për të tjerë të moshuar të vetmuar në qytetin e Korçës.

 

Kjo në shenjë respekti por edhe për të sensibilizuar të gjithë shoqërinë për më shumë vëmendje ndaj kësaj shtrese.

 

Kryebashkiaku Filo ka përmendur edhe disa nga projektet e bashkisë së Korçës të cilat i vijnë në ndihmë pikërisht të moshuarve ndërsa ka falenderuar edhe fondacionin Kenedi për të gjithë ndihmën e dhënë ndaj moshës së tretë dhe kryesisht për të moshuarit e vetmuar, si në aspekt të ofrimit të akomodimit apo të ushqimit, por edhe ndihmën mjekësore dhe shërbimet sociale që ofron për ta.

 

Kanë qenë rreth 52 të moshuar të cilët kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga bashkia e Korçës në bashkëpunim me fondacionin Kenedi.

 

Ata janë përshëndetur edhe me një program të shkurtër artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës Raqi Qirinxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *