E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita Botërore e Librit, Begaj takohet me bukinistin në Elbasan: Ka lexuar çdo vepër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse

Sot, në Ditën Botërore të Librit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau në profilin e tij zyrtar në facebook një takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit, zotin Ndriçim Ziu. Prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.

Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip, një iniciativë e tij, e ndërmarrë që në fillim të mandatit.

Reklamë

“Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”, – shprehet Presidenti i Republikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë