Subscribe

“Gjithçka është një fjalë, një ngjyrë, vetë jeta” ky është mesazhi që fëmijët me spektrin e autizmit sjellin përmes ekspozitës së pikturës në ambientet e Presidencës.

 

Por talenti i tyre nuk është vetëm në pikturë dhe këtë e tregojnë më së miri Sordi dhe Siditi.

 

Prindërit janë ata që përballen çdo ditë me sfidat dhe vështirësitë që fëmijët e tyre të përfshihen në shoqëri.

 

SONILA MEÇA

PRIND

 

“Absolutisht është shumë e vështirë jo vetëm për mua po për çdo prind. Është e vështirë pjesa e bullizimit si në shkollë, në rrugë, në shoqëri por pse jo dhe në familje. Ka familjarë që nuk e pranojnë akoma. Vështirësitë janë ekonomike, te pjesa që ne do lobojmë si në shkollë në institucione etj.”

 

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur e autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me këto çrregullime.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

“Problematikat e fëmijëve më autizëm janë të shumta që nga shkollimi deri të përfshirja në tregun e punës. Paraqet pengesa shumë të mëdha dhe kur nuk kanë mundësi të mbështeten nga familja. Sfidat janë të mëdha për këta fëmijë, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Ndaj është detyrë e institucioneve shtetërore që ti mbështesin fëmijët me aftësi ndryshe nëpërmjet programeve specifike.”

 

Pas moshës 15-vjeçare këta fëmijë nuk marrin më asnjë shërbim, ndaj dhe thirrja e  tyre është për më shumë vëmendje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *