E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Distancimi i SHBA-së nga manifestimi i Metës/ Braçe: Shpulla e parë amerikane

Distancimi i Ambasadës së SHBA-ve nga manifestimi i zhvilluar këtë të hënë në mbrojtje të Kushtetutës cilësohet nga zv.kryeministri Erion Braçe si “shpullën e parë amerikane”.

 

Në një postim në “Instagram”, Braçe ka postuar reagimin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila shkruante se u befasua nga flamujt amerikanë në tubimin e Metës, teksa sqaroi se nuk ka lidhje me “manifestimin” e organizuar nga Presidenti.

 

Reklamë

“Shpulla e pare amerikane: E SURPRIZUAR TE SHIHJA FLAMURIN AMERIKAN NE “MANIFESTIMIN” E SOTEM……. …….NUK KEMI TE BEJME FARE ME “MANIFESTIMIN” E SOTEM! I referohet mitingut te Presidentit te Republikes”, shkruan Braçe.

 

Tubimit të thirruar nga Presidenti Ilir Meta që zgjati dy orë u përgjigjën dhe partitë opozitare jashtëparlamentare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë